DYLON

Rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/16 në Universitetin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka publikuar rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/2016. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-24 korrik 2015, pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat dorëzohen në sportelet e shërbimit të studentëve të fakulteteve përkatëse në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, prej orës 09:00-16:00. Ankesat shqyrtohen të hënën më 27-07-2015 në ora 10:00, për secilin fakultet nëpër sallat e caktuara të Universitetit.

Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015.

EkoHigjiena

Shpallja e rezultateve në kopje fizike është bërë edhe në lokalet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në linçet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë t”i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar, gjatë afatit të parë të vitit akademik 2015/2016. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.

http://uni-gjilan.info/te-pergjithshme/rezultatete-preliminare-te-provimit-pranues-ne-universitetin-kadri-zeka-gjilan/

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” do të bëhet me 21-28. 09. 2015 prej orës 9:00 – 15:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.