DYLON

Rezultatet e garës së gjëzasajuesve të Kosovës në “Flakën e Janarit 2026”

Rezultatet e garës së gjëzasajuesve të Kosovës në “Flakën e Janarit 2026”
Avatar photo Redaksia

Rezultatet e garës së gjëzasajuesve të Kosovës në “Flakën e Janarit 2026”.


Detyrat e konkursit

EkoHigjiena

Në konkursin me korrespondencë, gjëzasajuesit kishin për detyrë:

  • të sajojnë një fjalëkryq me dimensione 9 × 13, me fjalën Horizonti;
  • të vendosin në mënyrë adekuate katrorët e zinj në diagramë;
  • si dhe të sajojnë një anagramë nga sintagma
    “Revista për enigmatikë Horizonti” (29 shkronja).

KRITERET E VLERËSIMIT

Vlerësimi i gjëzave u bë në bazë të këtyre kritereve:

  1. Numri i togjeve të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve
  2. Gjatësia mesatare e fjalëve (4.3)
  3. Përdorimi sa më i pakët i fjalëve të panjohura
  4. Përshkrimi dhe burimi vetëm i fjalëve të panjohura
  5. Përshtypja e përgjithshme dhe sonoriteti (tingëllimi) i fjalëve
  6. Respektimi strikt i rregullave gjuhësore
    (Ali Dhrimo, R. Memishaj, Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2015)
  7. Numri i shkronjave “të vështira” (XH, ZH, RR, TH, NJ)

PJESËMARRJA

Në garë kanë konkurruar 16 gjëzasajues.
Tre prej tyre nuk kanë plotësuar kriteret e garimit, për shkak të gabimeve drejtshkrimore.


RENDITJA E KONSTATUAR – FJALËKRYQET

Pas kontrollimit dhe poentimit të gjëzave të sajuara, u arrit kjo renditje:

  1. Skender Tullumi – 50.8 pikë
  2. Xhelal Abrashi – 49.8 pikë
  3. Mensur Mamuti dhe Muhamet Halili – me nga 46.8 pikë

ANAGRAMAT

  1. Mensur Mamuti – 28 pikë
  2. Rexhep Hasani – 26 pikë
  3. Ekrem Krasniqi – 25 pikë

Gjilan, 24.01.2026

Shënim:
Renditja e plotë dhe shpallja zyrtare e rezultateve do të bëhen publike të shtunën, 31 janar 2026, në ora 12:00, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.


JURIA E GARAVE TË SAJIMIT TË GJËZAVE

  • Zijadin V. Hasani – kryetar i jurisë
  • Nexhat Hajrullahu – anëtar
  • Enver Hajrullahu – anëtar
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.