Rezultatet e javës së nëntë, fitore e madhe e Dritës

Rezultatet e javës së nëntë, fitore e madhe e Dritës

Kampioni në fuqi, Drita ka arritur një fitore të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit, ndaj Arbërisë, me rezultat 0:1, shkruan 2LONLINE.com.

Mysafirët ishin më të komponuar dhe rrezikonin herë pas here, por të pafat pranë portës së Arbërisë. Golin e vetëm e shënoi Bujar Shabani, në fundin e pjesës së parë.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua nga presione e tentime të vazhdueshme nga të dyja skuadrat, por rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të takimit.

Fitore të madhe, në kuadër të javës së tetë  ka shënuar edhe Gjilani në derbin ndaj Prishtinës, me rezultat 0:2, ndërsa nesër Gjilani luan takimin e  javës së nëntë, kundër Besës,

Në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës, Feronikeli ka mposhtur Llapin më epërsi minimale 1:0.

Kjo është renditja tabelare pas javës së nëntë në Superligë, pas dy ndeshjeve të sotshme:

Nesër luajnë edhe:

Drenica – Trepça’89
Gjilani – Besa
Ballkani – Prishtina

KOMENTE