Një medalje e artë, dy të argjendta dhe një të bronztë i kanë fituar tri notaret kosovare në garën ndërkombëtare “Youth for youth” në Sarajevë.
Rita Zeqiri fitoi medaljen e artë në në 400 metra miks dhe atë të argjendtë në 800 metra krol, për grupmoshën 1996.
Flaka Pruthi fitoi të bronztën në 100 metra shpinë, kategoria 1999-2000 dhe Melisa Zhdrella mori medaljen e argjendtë në disiplinën 50 metra bretkosë kategoria 1999-2000, transmeton sporti1.com.
Përndryshe, rreth 350 garues nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Britania e Madhe, Bullgaria e Kosova kanë marr pjesë në këtë garë.