• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Art/Kult
  3. “Rezistencë”, me ekspozitë e performancë ndryshe para artistëve
Art/Kult

“Rezistencë”, me ekspozitë e performancë ndryshe para artistëve

Redaksia 2LONLINE 20 Janar, 2022 5 minuta lexim
 “Rezistencë”, me ekspozitë e performancë ndryshe para artistëve

Manifestimi kulturor në nderim të heronjve ‘Flaka e Janarit 2022’, që po mbahet në Gjilan, ka vazhduar sonte me ekspozitën e artit bashkëkohor, të titulluar “Rezistencë”, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nën përkujdesjen e të cilit mbahet ky manifestim.

“Rezistencë” ka qenë pjesë e tërësisë strukturore të eventit të së enjtes, kurator i së cilës ishte profesori Mehmet Behluli. 

Në fjalën e tij para artdashësve të shumtë në hollin e teatrit në Gjilan, Behluli theksoi rëndësinë e ekspozitës së prezantuar dhe vet performancës artistike të titulluar “Arti ndryshe”. 

Ai u shpreh tejet i kënaqur që kjo ekspozitë/performancë realizohet në një eveniment artistik, siç është manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2022.” 

Duke i bërë një rezyme vet titullit të ekspozitës, “Rezistencë”, Behluli e përshkroi atë si  analogji krahasuese të simbolikës artistike të fjalës dhe sinonim gjuhësor e konotacion shumëdimensional kuptimor në hapësirë e kohë. 

“Vitet 90-ta ishin të tmerrshme nga ardhja e Millosheviqit në pushtet, kur çdo gjë shqiptare pushoi së funksionuari dhe si pasojë e represionit të regjimit të tij të radikalizuar dhe agresiv, u imponua domosdoshmëria e rezistencës, pasi njerëzit u larguan nga objektet publike me dhunë, e që në mënyrë të natyrshme shtoi ‘rezistencën’. Edhe artistët paraqitën rezistencën e tyre në mënyrë artistike, ndonëse nuk ishte hera e parë që ata tentuan që përmes artit të tyre si mjet e vegël, të rezistonin, siç ishte rasti i bacë Adem Demaçit, i cili pikërisht me artin e tij letrar iu kundërvu represionit të kohës”, tha Behluli. 

Kuratori i mirënjohur më pas i bëri një paralele rezistencës së dikurshme artistike dhe asaj të sotme, duke vlerësuar se rezistenca e aktualitetit ka ndryshuar në formë e strukturë nga ajo e një gjenerate pararendëse.

“Artistët sot provojnë në të shumtën e rasteve të hulumtojnë edhe fshehtësitë më të errëta, të cilat i mbajnë brendapërbrenda vetes tyre. Madje provojnë të depërtojnë edhe në skajet e skutat më të pa hulumtuara e më të pavetëdijshme të ndërdijes, të cilat janë pjesë e një personaliteti, duke i shtruar vetes pyetje nga më të ndryshme e më të rëndomtat deri te ato më komplekse, të cilave tentojnë t’u japin shpjegime përmes artit të tyre”, vijoi ai.

Në këtë ngjarje artistike, përveç krijuesve të artit nga fusha të ndryshme artistike, të pranishëm ishin edhe përfaqësues institucionalë, të cilët me prezencën e tyre e begatuan eventin si të tillë, ndërsa u performuan edhe pjesë të ndryshme artistike nga “Varg e Vi’, në kuadër të tërësisë strukturore të shtyllës artistike “Peneli i Flakës 2022”.

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2022” të premten vijon me akademinë përkujtimore për ish-Presidentin Ibrahim Rugova, ndërsa nga fundjava vazhdon me shtyllën artistike-skenike “Talia e Flakës, ku për gjashtë ditë me radhë do të paraqiten trupa teatrale nga qytete të ndryshme të hapësirës shqiptare, për të vijuar dhe përmbyllur manifestimi me pjesën letrare e atë muzikore. /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Alban Hyseni Flaka e Janarit Gjilan Rezistenca
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

20 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Kreu i Vitisë pret në takim mysafirë dhe ansamble që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

Kontigjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 22”

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com