DYLON

Rexhepi: Vlerësim i mësimdhënëseve është ndër shtyllat kryesore për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe funksional

Rexhepi: Vlerësim i mësimdhënëseve është ndër shtyllat kryesore për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe funksional
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi ka mbajt takim me ekipin komunal për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve (VPM).

Në këtë takim u diskutua rëndësia e procesit të vlerësimit të mësimdhënësve, si një mekanizëm i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në arsim, në funksion të përmbushjes së standardeve të performancës për licencim, rilicencim dhe avancim në karrierë të mësimdhënësve.

EkoHigjiena

“Gjithashtu, u theksua roli i ekipit komunal në planifikimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të shkollave, veçanërisht të drejtorëve dhe ekipeve me bazë në shkollë, për realizimin e vlerësimit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve”, tha Jeton Rexhepi.

Drejtori i Arsimit, kërkoi angazhim maksimal nga anëtarët e ekipit, duke theksuar se një vlerësim i drejtë, profesional dhe objektiv është ndër shtyllat kryesore për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe funksional.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.