DYLON

Rexhepi: Transformimi më i madh urban në historinë e Gjilanit po vazhdon me një dinamikë të jashtëzakonshme në terren

Rexhepi: Transformimi më i madh urban në historinë e Gjilanit po vazhdon me një dinamikë të jashtëzakonshme në terren
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Komunën e Gjilanit, Flakron Rexhepi tha se pas përfundimit me sukses të të gjitha ndërhyrjeve të para infrastrukturore dhe përgatitjes së plotë të brezit qendror, projekti i përbashkët i Bulevardit dhe Administratës së re Komunale po kalon zyrtarisht në fazën e tij më intensive të ndërtimit.

Sipas tij, Drejtoria e Urbanizmit ka përmbyllur me saktësi të gjitha koordinimet e nevojshme administrative dhe teknike, duke siguruar që ky projekt integral të zhvillohet sipas planeve tona dinamike të parashikuara që nga dita e parë.

EkoHigjiena

Drejtori Rexhepi ka thënë tutje se ky investim prej rreth 18 milionë euro është dëshmi e zotimit për një Gjilan modern, me hapësira të gjelbra, parkingje nëntokësore dhe infrastrukturë të nivelit evropian.

“Falënderojmë ekipin profesional të Drejtorisë së Urbanizmit për menaxhimin e shkëlqyer të këtij procesi kompleks.  Përkundër tentativave të vazhdueshme politike për të krijuar zhurmë artificiale, përgjigja jonë mbetet e njëjtë: punë e pandalshme, standarde të larta dhe vendosmëri për të realizuar projektin që qytetarët e Gjilanit e kanë pritur me dekada.  Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi drejt finales së këtij suksesi të madh”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Flakron Rexhepi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.