DYLON

Rexhepi: Synim mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve dhe funksionimin sa më efikas të institucioneve arsimore

Rexhepi: Synim mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve dhe funksionimin sa më efikas të institucioneve arsimore
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve njoftuese dhe koordinuese, Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, ka takuar personelin administrativ, sekretarët dhe zyrtarët administrativë të shkollave dhe institucioneve parashkollore.

Drejtori Rexhepi, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e personelit administrativ në mbarëvajtjen e proceseve arsimore dhe administrative në institucionet edukativo-arsimore.

EkoHigjiena

“Diskutuam për rëndësinë e ofrimit të shërbimeve administrative efikase dhe pa vonesa, duke theksuar domosdoshmërinë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, tha Rexhepi.

Drejtori i Arsimit, tregoi se është biseduar edhe rëndësia e respektimit dhe zbatimit të ligjshmërisë nga organet dhe stafi i shkollave, si dhe menaxhimi korrekt dhe sistematik i dokumentacionit shkollor, si pjesë e përgjegjësive dhe detyrave punuese.

“DKA në Gjilan, do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë personelin arsimor dhe administrativ, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe funksionimin sa më efikas të institucioneve arsimore publike të komunës”, tha drejtori Rexhepi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.