DYLON

Rexhepi: Siguria, disiplina dhe cilësia në shkolla mbeten objektiva të përbashkëta me Këshillin e Prindërve

Rexhepi: Siguria, disiplina dhe cilësia në shkolla mbeten objektiva të përbashkëta me Këshillin e Prindërve
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, Jeton Rexhepi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Komunës së Gjilanit, Faton Dubova, kanë prit Këshillin e Prindërve dhe disa anëtarë të kryesisë.

“Kemi diskutuar për rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Këshillave të Prindërve në shkolla dhe institucioneve edukativo-arsimore në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”, tha Jeton Rexhepi.

EkoHigjiena

Më tej, drejtori i Arsimit, tregoi se gjatë takimit u trajtuan edhe disa nga shqetësimet e ngritura, si mosfunksionimi i disa këshillave të prindërve në shkolla të caktuara, mungesa e uniformave për nxënës dhe mungesat e nxënësve, veçanërisht në shkollat e mesme të larta.

“U dakorduam që siguria, disiplina dhe cilësia në shkolla të mbeten objektiva të përbashkëta, për realizimin e të cilave kërkohet angazhim i përbashkët institucional dhe shoqëror. Drejtoria e Arsimit, mbetet e angazhuar për arritjen e këtyre objektivave”, tha drejtori Jeton Rexhepi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.