DYLON

Rexhepi prezanton artin kosovar në Bullgari

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Artisti nga Gjilani, Jeton Rexhepi, po vazhdon të prezantojë me sukses artin kosovar në botë. Këto ditë, atij i ka arritur festa zyrtare nga Bullgaria që të  marrë pjesë në një ekspozitë, e cila mbahet më 20 shkurt.

Në adresë të Rexhepit, ftesa ka arritur nga drejtoresha e Qendrës së Kulturës në Samakov të Bulgarisë, Lilia Shumanova.

EkoHigjiena

Në këtë qendër kulturore, artisti kosovar nga Gjilani, do të prezantojë artin kosovar prej periudhës pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme.

Pjesëmarrjen e Rexhepit në këtë aktivitet ndërkombëtar, e kanë ndihmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe Departamenti për Rini në Ministrinë e Kulturës.

Ky nuk është rasti i parë që Jeton Rexhepi prezantohet me punimet e tij nëpër ekspozita të jashtme, krahas shteteve të tjera të botës. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.