Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi, ka thënë për Radio Televizionin Dukagjini, se ndalimi që i është bërë Ramush Haradinajt mund t’i dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Ai ka thënë se Lubjana zyrtare nuk duhet të marrë veprime mbi bazën e fletarresteve politike.
“Ne besojm besojmë se autoritetet në Slloveni nuk do të bëjnë veprime të tilla që cenojnë raportet tona bilaterale. Këto janë veprime të pakuptimta. Mbi bazën e fletarresteve politike nuk mund të merren veprime të tilla, që realisht mund t’i dëmtojnë marrdhëniet e mira diplomatike që kemi si dy vende”, ka thënë Rexhepi.
Ndërkohë, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, në një prononcim për Radio Televizionin Dukagjini ka thënë se arrestimi i sotëm i Haradinajt nuk është politik, por është në bazë të fletarrestit ndërkombëtar.
Ai nuk ka dashur të spekulojë nëse marrëdhënjet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë do të dëmtohen pas rastit të sotëm.
“Është vështirë të paragjykohet nëse marrëdhënjet në mes të dy vendeve. Duhet të shihet rrjedha e ngjarjeve për të parë se sa do të ndikojë rasti i sotëm në relacionet në mes të Sllovenisë dhe Kosovës”, ka thënë diplomati slloven në Kosovë, Miljan Majhen.