DYLON

Rexhepi: Kuvendi të krijojë komision për verifikimin e demarkacionit

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, ka thënë se Kuvendi duhet të krijojë një komision me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për ta verifikuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka theksuar se, nëse ky komision verifikon se demarkacioni është bërë mirë, duhet të ratifikohet në Kuvend por, nëse janë bërë gabime, atëherë nuk duhet të ratifikohet. “Do t’u mbesim borxh qytetarëve nëse kjo çështje nuk trajtohet si duhet në Kuvend. Debati nuk duhet të pengohet nga opozita dhe do të ishte gabim i madh nëse tentohet të pengohet sërish. Kuvendi duhet të ngrehë një komision me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për ta verifikuar procesin e demarkacionit”, ka deklaruar Rexhepi.

EkoHigjiena

Ai u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të bashkohen për të gjetur zgjidhje për çështjet e interesit nacional siç është demarkacioni. 

Për më tepër: Epoka e Re