Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nëntë kryetarët e ri serbë, të cilët kanë dalë fitues në zgjedhjet lokale, duhet t”u përshtaten rregullave që aplikohen për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se përfaqësuesit e Listës ”Srpska” janë përfaqësues të qytetarëve të komunave të Kosovës. Sipas tij, Qeveria e Kosovës së bashku me komunitetin ndërkombëtar presin qasje konstruktive dhe bashkëpunuese nga këta përfaqësues me nivelin qendror.