Rexhepi: Kriza duhet të zgjidhet në Kuvend
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës ta zgjidhin krizën politike në Kuvend.
Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se deri më tani manifestimi i kësaj krize ka pasur pasoja në jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë. “Pavarësisht qëndrimeve të kundërta të pozitës dhe të opozitës, mendoj se nëpërmjet dialogut parlamentar gjithmonë ka mundësi të zgjidhet kjo krizë nëse ka vullnet të mirë nga të dyja palët”, është shprehur Rexhepi, duke shtuar se është i panevojshëm inkuadrimi i faktorit ndërkombëtar në këtë çështje.
Ai ka thënë se zgjidhja është tek krijimi i një ekipi nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, i cili ekip do ta japë verdiktin përfundimtar se cila është e vërteta lidhur me Marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi…
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=75663&Ctype=1
