/2L ONLINE/ – Arjeta Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh anëtare e Kuvendit Komunal, ka shprehur shqetësimin e subjekti të saj në lidhje me atë se po ka mungesë të transparencës, në Komunë dhe se ajo merr shembull Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, që po refuzon t’i njofton qytetarët madje edhe këshilltarët komunal për pronat e uzurpuara dhe uzurpatorët.
“Nga kërkesat e shumta me shkrim dhe pyetjet me gojë të drejtuara në Kuvend ka qenë kërkesa e jona, për publikimin e listës së uzurpatorëve të pronës komunale si dhe informata se çka është ndërmarrë ndaj tyre si dhe a ka filluar kthimi i pronës komunale. Nga drejtori kemi marrë përgjigjën se mund të shkojmë në zyrën e tij dhe vetëm të shohim listën e uzurpatoreve por jo edhe të publikohet ajo”, ka thënë Rexhepi.
Sipas saj, nga kjo shihet se Komuna nuk është transparente me qytetarët e Gjilanit.
“Komuna nuk është transparente me qytetarët e Gjilanit, përderisa një dokument i tillë që është në interes të të gjithëve nuk mund të publikohet. Në këtë mënyrë Komuna del në mbrojtje të uzurpatorëve”, ka thënë Arjeta Rexhepi, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes. /2L ONLINE/