/2L ONLINE/ – Arjeta Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Komuna e Gjilanit kompensimin e tokës së Konfiskuar për rrugën qarkore e bënë në formë selektive. Sipas saj, në vitin 1994 pushteti serb i pat marr tokat e mbi 80 pronarëve në një sipërfaqe rreth 13 hektarë për rrugën qarkore. Këto toka të uzurpuara nga pushteti i atëhershëm, nuk u janë kompensuar kurrë pronarëve të tyre. Këtë problem të trashëguar nuk janë angazhuar ta zgjedhin as pushtetet e pas luftës të cilat nuk kanë kërkuar ndihme nga Qeveria e Kosovës.
“Për kompensimin e pronave te cilëve janë marre para dy dekadave disa pronarë kanë filluar edhe proceset gjyqësore për te kërkuar ata që ju takon. Rastin e fundit që e patëm në Kuvendin Komunal, ishte këmbimi i pronës e marre te rruga qarkore, me prone komunale, por raste te ngjashme kemi shume prandaj ne jemi kundër zgjedhjeve selektive te problemit. Ne jemi për trajtim të barabartë të gjithë pronarëve dhe zgjidhjen në pako të këtij, problemi”, ka thënë Rexhepi që është edhe anëtare e Kuvendit Komunal.
Ajo tha se Vetëvendosje gjithashtu është kundër zgjidhjes se problemit ne këtë mënyre pasi që të njëjtën mënyrë te këmbimeve pronë me pronë do të kërkojnë edhe shumë pronarë te tjerë, për të cilën komuna nuk ka mundësi ta bëjë. /2L ONLINE/