DYLON

Rexhepi: DKA-ja dhe policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

Rexhepi: DKA-ja dhe policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi priti në takim rreshteren e policisë së për komunitete, Sadete Sadiku, si dhe policin e komunitetit.

“Në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë brenda kampusit të shkollave të mesme të larta, si dhe për sigurinë e përgjithshme në shkollat publike”, tha Jeton Rexhepi.

EkoHigjiena

Drejtori i Arsimit, shtoi se se gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet DKA-së dhe policisë së për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

“Po ashtu, u diskutua për planifikimin e hapave konkretë të koordinimit të mëtejmë, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe rritjen e nivelit të sigurisë në institucionet arsimore”, tha drejtori Rexhepi.

Sipas tij DKA-ja dhe policia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë për të siguruar zhvillimin e sigurt dhe të qetë të procesit edukativo-arsimor në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.