DYLON

Rexhepi: 100 persona nën hetime

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka konfirmuar se ende Kosova nuk është vendi i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare, por thotë se nën hetime po vazhdojnë të mbesin një numër i madh i personave që dyshojnë të kenë lidhje me këto rryma, dhe se aksionet kundër tyre ende nuk kanë përfunduar.

Në pyetjen nëse Kosova është Kosova vend i rrezikuar nga këto rryma, përkatësisht nëse një situatë e tillë është nën kontroll, Rexhepi ka thënë se askush nuk mund të thotë se 100 për qind jemi të sigurt.

EkoHigjiena

“Realisht askush nuk mund të thotë 100% jemi të sigurt nga ky fenomen i terrorizmit, apo i paprekshëm, apo imun ndaj këtij fenomeni. Por realisht me kapacitetet që i kemi ngritur në Kosovë si një vend i vogël dhe me një bashkëpunim të ngushtë që e kemi edhe me SHBA-të dhe me vendet evropiane e vendet në rajon e sidomos kohëve të fundit edhe me Turqinë”, ka thënë Rexhepi. /balkanweb/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.