Rexhep Mala e Nuhi Berisha u nderuan edhe nga LHK “Ali Hadri” Dega në Gjilan

Rexhep Mala e Nuhi Berisha u nderuan edhe nga LHK “Ali Hadri” Dega në Gjilan

Sot, më 11 janar 2018, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

U nderua jeta dhe vepra e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ranë heroikisht para 34 viteve në përleshje të armatosur me forcat policore serbe në natën ndërmjet 11 dhe 12 janarit të vitit 1984 në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Përndryshe LHK – dega në Gjilan do të marrë pjesë edhe në Tryezën shkencore kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut që është organizuar në kuadër të Flakës së Janarit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Dega në Gjilan
Mr. Naim MUSLIU – Kryetar

KOMENTE