DYLON

Rexhep Kadriu, u mirëpritë sot nga cernicasit nga të cilët mori përkrahje të fuqishme

Rexhep Kadriu, u mirëpritë sot nga cernicasit nga të cilët mori përkrahje të fuqishme
Avatar photo Redaksia

Cernica ishte nikoriqe e sotme e kryetarit te AAK-se në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Cernicasit i dhanë mbështetjen e tyre jo vetëm Rexhep Kadriut, por edhe Ahmet Isufit dhe Magbule Shkodrës, si kandidatë që përfaqësojnë Gjilanin.

Ata thanë se më në fund i ka ardhur koha Gjilanit dhe i kemi njerëzit më të përzgjedhur për ta dëshmuar këtë.

Kadriu, Isufi dhe Shkodra u vlerësuan lartë për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë shumë viteve dhe seriozitetin për punën në të ardhmen.

EkoHigjiena

Ndërsa, këta tre të fundit u zotuan se do të jenë zëri i Gjilanit kudo që është e nevojshme të mbrohet interesi dhe e drejta e qytetarit.

Ata vlerësuan se ka ardhur koha që në udhëheqje të vendit të jetë një njeri, i cili do të krijojë zhvillim ekonomik, gjenerim të vendeve të reja të punës, investim të barabartë në të gjitha komunat në mënyrë që partneriteti me vendet e botës të jetë i ndërtuar mbi bazën e respektit, seriozitetit dhe interesave reciproke.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.