DYLON

Rexhep Kadriu shtron iftarë edhe për Aleancën e Gruas, një tjetër traditë e tij ndër vite

Rexhep Kadriu shtron iftarë edhe për Aleancën e Gruas, një tjetër traditë e tij ndër vite
Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu, sot ka shtruar iftarë për të gjithë strukturën e gjerë të anëtareve të Aleancës së Gruas në Gjilan.

Në këtë iftar, prezent ishin edhe dy kandidatët e tjerë për deputetë nga Gjilani, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra.

Kryetari Rexhep Kadriu, tha se si deputet i ardhshëm, do të punojë drejt emancipimit të gruas dhe vendosjen e rolit të merituar të saj në shoqëri. Ai gjithashtu tha se do ti kushtojë theks të vecantë krijimit të shtesave për fëmijë si dhe krijimin e një barazie ekonomike për të gjithë, edhe për ato gra që nuk punojnë.

EkoHigjiena

Ndërkaq Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra thanë se roli i gruas në shoqërinë tonë është i pazëvendësueshëm dhe se duhet të punohet dhe të ngritet zëri për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe ekuivalimin e tyre në shoqëri.

Ndërkaq, sonte poashtu Aleancës së Gruas në Gjilan, iu bashkangjitën një numër i grave, të cilat aderuan me dëshirën për tu bërë pjesë e një Aleancë të mirëfilltë dhe të kuptueshme për gratë. Ndryshe, kryetarja e AGK-së në Gjilan, Arta Haziri-Nuhiu, u shpreh e kënaqur me përkrahjen e grave, por mbi të gjitha me atë të kryetarit të Degës Rexhep Kadriu, për të cilin treguan fuqishëm përkrahje të pakontestueshme.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.