DYLON

Rexhep Kadriu merr besimin për t’i prirë AAK-së edhe për një mandat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rexhep Kadriu, kryetar I deritanishëm I AAK-së, me vota unanime të anëtarëve të Këshillit Drejtues, iu besua udhëheqja e partisë për edhe një mandat. Në Kuvendin e VII-të Zgjedhor të AAK-së në Gjilan, I cili u mbajt sot, u bë ristrukturimi I instancave të larta partiake, ku u votua për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të partisë, këshill ky që zgjodhi edhe kryetarin e Degës.

Me vota unanime dhe pa ndonjë kundërkandidat, kryetar I AAK-së në Gjilan u rizgjodh Rexhep Kadriu. Kadriu falënderoi Këshillin Drejtues për besimin që po I japin atij, ndërsa ka premtuar se bashkëpunimi dhe sukseset nuk do të kenë të ndalur.

EkoHigjiena

“Unë ju premtojë që përkushtimi im për Aleancën në Gjilan, nëse jo aq sa ka qenë deri tani, do të jetë vetëm se më I madh. Unë edhe pas përfundimit të proceseve zgjedhore e deri më tani, kam punuar vazhdimisht që ti dalë në krye premtimeve dhe kërkesave tuaja dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë, deri atëherë kur të gjithë të jemi të kënaqur”, ka thënë Kadriu.

Kuvendi I VII-të Zgjedhor I AAK-së në Gjilan, ka ardhur si rrjedhojë e strukturimit të bredshëm që po bëhet në Aleancë në nivel vendi, me vendimin e kryetarit Ramush Haradinaj, që fryma demokratike dhe kurajo për të punuar për vendin tonë, të jetë pika më e fuqishme për të punuar për vendin tonë./2L ONLINE/