Kreu i Aleancës prë Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, e ka vlerësuar ditën e sotme si një ditë e veçantë për Gjilanin, sepse vendoset për katër vitet e ardhshme.
Kadriu ka thënë se nga terreni mësohet se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se nuk është paraqitur ndonjë rast që dëmton procesin zgjedhor. Deri në këto momente vërehet pjesëmarrje e ultë e qytetarëve në votime, gjë që, sipas Kadriut, nuk është mesazh i mirë për Gjilanin e as Kosovën.
“Apeloj tek qytetarët që masovikisht t’i drejtohen kutive të votimit sepse veç kështu arrijmë të shfrytëzojmë mekanizmin që kemi në dorë, votën e cila përcakton fatin e Gjilanit për katër vitet e ardhshme. Gjilani gjithmonë ka treguar pjekuri politike, gjë të cilën do ta dëshmoi edhe këtë të diele”, ka thënë Rexhep Kadriu i AAK-së.