DYLON

Rexhep Kadriu: 36 vjet LDK – 36 vjet shpresë, vizion dhe shtetndërtim

Rexhep Kadriu: 36 vjet LDK – 36 vjet shpresë, vizion dhe shtetndërtim
Avatar photo Redaksia

Rexhep Kadriu, kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka thënë se sot nderojmë themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës politike që i dha Kosovës orientimin e duhur historik, paqen, demokracinë dhe besimin se shteti ndërtohet me mençuri, guxim dhe unitet.

“Si kandidat për deputet, ndihem i nderuar dhe i përkushtuar që këtë trashëgimi ta çoj përpara me punë konkrete, përfaqësim dinjitoz dhe vendime që i shërbejnë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Kadriu.

Postimi i tij i plotë:

36 vjet LDK – 36 vjet shpresë, vizion dhe shtetndërtim.

Sot nderojmë themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës politike që i dha Kosovës orientimin e duhur historik, paqen, demokracinë dhe besimin se shteti ndërtohet me mençuri, guxim dhe unitet.

LDK ishte dhe mbetet shtëpia politike e vlerave, e mendimit të lirë dhe e shërbimit ndaj qytetarit. Një rrugë e nisur nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, që vazhdon edhe sot me përgjegjësi ndaj së ardhmes.

Si kandidat për deputet, ndihem i nderuar dhe i përkushtuar që këtë trashëgimi ta çoj përpara me punë konkrete, përfaqësim dinjitoz dhe vendime që i shërbejnë Kosovës dhe qytetarëve të saj.

#LDK123 #RexhepKadriu52

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.