DYLON

Rexha: Procesi i akreditimit ka qenë transparent

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, ka bërë me dije se akreditimi i programeve të studimit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë ka kaluar në formë transparente dhe konform procedurave të përcaktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se është rritur përkushtimi i të gjithë bartësve të arsimit të lartë që të ofrojnë studime më cilësore por, sipas tij, rangimet ndërkombëtare flasin që institucionet tona kanë ende punë për të bërë, sidomos në fushën e kërkimeve shkencore. Ai ka thënë se kualifikimi dhe kompetenca e stafit akademik janë sfidat kryesore të institucioneve të arsimit të lartë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.