DYLON

Revoltohen në kryesuesen, braktisin seancën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Këshilltarët e PDk-së dhe të Vetëvnedosjes subjekte këto opozitare kanë braksiur seancën e Kuvendit Komunal, me këtë rast kanë dal me një deklaratë të përbashkët të të dyja Grupeve të Këshilltarëve që po e japim më poshtë:

Ndjejmë obligim moral për të njoftuar opinionin e gjerë, se sot (e hënë), më 29.09.2014, Grupi i Këshilltarëve Komunal të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kanë braktisur seancën e dhjetë të Kuvendit Komunal, për sjelljen e papërgjegjshme dhe mos respektimin e orarit të vazhdimit të seancës nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila më tepër se 40 minuta është vonuar për të filluar seancën e pasdites.

EkoHigjiena

Ashtu si gjithmonë, me kohë të gjithë anëtarët e Kuvendit ju kishin përgjigjur ftesës për seancën e paraparë të sotme, e cila nëpjesën e paradites, me gjithëvërejtjet pati rrjedhë të natyrshme dhe normale. Me të përfunduar pika 3.2, e cila kishte të bëj me Projekt propozimin e Buxhetit për vitin fiskal 2015 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2016-2017, e cila pikë më shumicë votash është aprovuar, kryesuesja publikisht potencoi se deri në ora 13:30 është pauza. Dhe pa asnjë kundërshtim të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal respektuan vendimin e saj për pauzë. Tamam në kohën e duhur, pikërisht në ora 13:30, për të mos thënë të gjithë anëtarët e Kuvendit, mbase ka mundur të mungojë ndonjëri, por shumica dërmuese ishin në sallë, me përjashtim të kryesueses, e cila as pas 40 minutave pritje nuk erdhi në sallë për të vazhduar pikat e radhës së rendit të ditës, e që kishin mbetur hiç më pak se shtatë pika të rendit të ditës për tu diskutuar, duke i shtuar edhe pikën në të ndryshme. Kjo nuk është hera e parë që Kryesuesja e Kuvendit pa konsultim me askend cakton vet kohën e pushimit dhe të njëjtën nuk e respekton, duke injoruar të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe pjesëmarrësit tjerë.

Kjo sjelljes e saj e papërgjegjshme ndaj këtij institucioni të lartë komunal, është mirë që të qortohet nga kreu më i lartë i komunës, por edhe nga vetë anëtarët – kolegët e partisë së saj, sepse vërtetë kjo sjellje e sotme nuk justifikohet me asgjë.

Sahit Abazi, shef i GK të PDK dhe
Nevzad Isufi, shef i GK të LVV

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.