DYLON

Revolta artistike e Bardh Frangut

Revolta artistike e Bardh Frangut
Redaksia

Shpaloset e vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit ferizajas, Bardh Frangut, përmes veprave të shkruara e të botuara në qarkun kohor 1989 – 2019, në fushën e poezisë, të romanit si dhe fushën e dramës, në veprimtarinë e tretë të edicionit të 17-të, të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Në takimin e mbajtur në hapësirat e kafiterisë PAPILLON, që ndodhet përballë bibliotetkës “Fan S. Noli” në Gjilan, kritikë e studiues letrar si, Sarë Gjergji, Ardian Haziri, Albinë Idrizi e Afrim Demiri , konstatuan thuaja njëzëri se shkrimtari Bardh Frangu, u veçua me një gjuhë poetike, sa rebeluese, poaq artistike, duke manifestuar një revoltë origjinale krijuese përmes artit poetik karshi përditshmërisë dhe aktualitetit kosovar. duke e begatuar letërsinë tonë, jo vetëm me vepra të reja, po edhe vlera të mirëfillta letrare.

EkoHigjiena

Përmes një origjinaliteti të theksuar në krijimet e veta, u tha nga referuesit, Bardh Frangu, kulltivoi dhe ngriti në një stad më të lartë, ironinë, alegorinë dhe të shprehurit poetik.

Veprat e deritashme të Bardh Frangut, si ato në poezi apo në prozë, po edhe në dramë, të cilat dhe u inskenuan e u luajtën nëpër skenat teatrore, dëshmuan përkushtimin krijues të këtij shkrimtari, si dhe pathyeshmërinë përpara përditshmërisë së vrazhdë që po e jetojmë, duke i thënë hapur, të bardhës, e bardhë dhe të zezës, e zezë.

Nën moderimin e poetes dhe studiueses së re, Blinerë Hajdari, nuk munguan as deklarimet letrare nga opusi letrar i këj shkrimtari, nga ana e Liridonë Mehmetit dhe Donjetë Kryeziut si dhe Sabri Rexhepit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.