DYLON

Restaurohet murali 3D në objektin e shtëpisë së kulturës

Restaurohet murali 3D në objektin e shtëpisë së kulturës
Avatar photo Redaksia

Murali 3D në objektin e shtëpisë së kulturës restaurohet nga artistët e shoqatës SHFA “Gursel Sylejmani”.

Artistët e Shoqatës së Artit Figurativ “Gursel Sylejmani” nga Vitia në krye me kryetarin e kësaj shoqate, Mervan Mustafa, gjatë fundjavës kanë punuar në restaurimin e muralit 3D në qytetin e Vitisë.

Punimet në restaurimin e kësaj vepre artistike i ka vizituar Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala me përgjegjësin e Kulturës, Ismet Sejdiu.

EkoHigjiena

Drejtori Lala i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë në ruajtjen e vlerave artistike në qytetin e Vitisë.

“Falënderoj artistët vitias për përkushtimin dhe përkujdesin e tyre që të ruajnë vlerat artistike në Viti. Restaurimi i këtij murali zbukuron qytetin e Vitisë por edhe Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, prandaj kjo nismë e tyre është për t’u përgëzuar”, u shpreh Drejtori Lala. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.