DYLON

Respekt e nderim për Njazi Azemin-Komandant “Mjekrra” në 19-vjetorin e rënies

Respekt e nderim për Njazi Azemin-Komandant “Mjekrra” në 19-vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Dëshmori i kombit, Njazi Azemi-Komandant “Mjekrra” është përkujtuar sot me nderime të larta institucionale dhe shoqërore, në 19-vjetorin e rënies.

Përfaqësues të pushtetit lokal të prirë nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të Policisë së Kosovës dhe familjarë, kanë vendosur kurora me lule dhe i kanë bërë nderime tek varri i tij në Varrezat e Dëshmorëve, në Viti.

Kontributi kombëtar dhe sakrifica e Njazi Azemit për liri, u vlerësua lart nga të pranishmit. Sipas tyre, gjeneratat e reja duhet të rriten dhe të edukohen me idealin e heroit Nijazi Azemi dhe të gjithë dëshmorëve të kombit

EkoHigjiena

Nijazi Azemi-Komandant “Mjekrra”, ka rënë dëshmorë në Stanec të Preshevës më 26 mars 2001, si komandant i Brigadës 115 “Karadaku” të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Çdo vit në Komunën e Vitisë për nderë të tij organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut”, i cili karakterizohet me aktivitete të shumta kulturore e sportive. Këtë vit ky manifestim u anulua, shkaku i gjendjes së krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.