Prej reshjeve të mëdha është rritur jashtëzakonisht turbullira në akumulacionin e Përlepnicës dhe te Guri i Hoxhës, ku e pamundëson trajtimin fiziko-kimik të ujit, thuhet në një njoftim të Kompanisë Hidromorava në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të fundit është ndërprerë furnizimi me ujë nga FPU Përlepnicë”, thuhet tutje në njoftim.
Ja njoftimi i plotë i kësaj Kompanie.
Njoftim
Gjilan, 11 janar 2021 – Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të fundit është ndërprerë furnizimi me ujë nga FPU Përlepnicë.
Prej reshjeve të mëdha është rritur jashtëzakonisht turbullira në akumulacionin e Përlepnicës dhe te Guri i Hoxhës, ku e pamundëson trajtimin fiziko-kimik të ujit.
Ekipet inxhinierike së bashku me teknologët e kompanisë janë duke punuar në mënyrë që tē rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit!