Republikanët synojnë shtrirjen në tërë Kosovën

Gjilan – (2LONLINE) – Lëvizja Republikane, një subjekt i themeluar kohë më parë në Gjilan dhe e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, bazuar në rezultatet preliminare.

Me këtë rezultat të tyre, thonë se janë të kënaqur ndërsa lideri i republikanëve gjilanas Selver Xhelili ka bërë me dije se janë shtuar apetitet e kësaj Lëvizjeje dhe se po punohet  që Republikanët të shtrihen me struktura në tërë Kosovës.

Xhelili i ka thënë Portalit 2lonline, se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të tre nëntorit, ata nuk ka ndejtur duarkryq por po punojnë  për tu përgatitur që të themelojnë Degët në tërë komunat e Republikës së Kosovës, për t’u bërë gati  për zgjedhjet nacionale,  nga të cilat, siç shprehet Xhelili, presin po ashtu të befasojnë për të mirë dhe të jenë, pse jo, pjesë edhe e Parlamentit të ardhshëm të Kosovës.

E, për dallim prej subjekteve tjera, Selver Xhelili, ka bërë me dije se ky formacion do ta ketë liderin nga Anamorava, sepse kjo është edhe kërkesë e qytetarëve.  Xhelili ka bërë me dije se  qytetarë të shumtë kanë filluar  ta frekuentojnë selinë e Lëvizjes Republikane në Gjilan për t’u interesuar për këtë ide, për të rrugëtuar së bashku drejt nivelit qendrorë, për të mundësuar shtrirjen edhe në tërë Kosovës me qëllim që  të jenë shumë shpejtë edhe pjesë e institucioneve  qendrore, si në Qeverinë e ardhshme dhe Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët do t’i besojnë dhe do ta mundësojnë këtë edhe me votë  dhënë për republikanët. “Ka ardhur koha që Anamorava  të jetë zëri më i fuqishëm  përmes republikaneve në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane në Gjilan.  /2lonline/

KOMENTE