Partia Republikane (PR), në krye me Avdil Ramadanin, në Muhoc, themeloi nëndegën e kësaj partie, duke shtrirë kështu edhe zyrtarisht organizimin politik në Malësi të Bujanocit.
Në Kuvendin zgjedhor të Nëndegës së Partisë Republikane, në Muhoc, kishin ardhur përveç muhocasve edhe përfaqësues të lartë të këtij subjekti politik nga qendra e Bujanocit.
Fillimisht për rolin dhe rëndësinë e këtij subjekt politik, foli kryetari i saj Avdil Ramadani, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dha sqarime lidhur me programin dhe statutin e partisë.
Më pas punimet e kuvendin zgjedhor i konsideroi të hapur, Vesel Sabedini, punëtor arsimor në Shkollën Fillore “Migjeni”, Në Muhoc.
“Kuvendin zgjedhor i Nëndegës së Partisë Republikanë, në Muhoc, zgjodhi kryesinë prej 7 anëtarësh, një delegat për Kuvendin e Degës dhe tre të tjerë për Kuvendin e Përgjithshëm të partisë. Kryetar i Nëndegës së Partisë Republikanë, për Muhoc, njëzëri u zgjodh Ramiz Rashiti, pastaj për sekretar u zgjodh Florent Xhemaili, si dhe për arkëtar Bajram Selimi”, thuhet në kumtesën e PR-së, transmeton Titulli.com.
Gjatë këtij kuvendi me karakter zgjedhor, të mbajtur gjatë fundjavës që lam pas, u diskutua edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e Muhocit dhe të Malësisë së Bujanocit në përgjithësi.
Gjithashtu, u potencua se Partia Republikane, është i vetmi subjekt politik, i cili në konceptin e saj ka si prioritet Malësinë e Bujanocit dhe shumë është e priviligjuar se në kuadër të saj janë kyçur dy familje shumë të njohura për humanizëm dhe heroizëm, si ajo e Doktor Ilazit dhe Komandant Robelit, veprimtaria e të cilëve është përjetësuar me ngritjen e pllakave përkujtimore në oborrin e Ambulancës së fshatit në Muhoc.
Vlen të theksohet se Partia Republikane, selinë e ka në Sentë të Vojvodinës dhe në kuadër të saj janë të kyçura përfaqësuesit e bashkësive etnike në Serbi, duke llogaritur edhe shqiptarët si komunitet, kryetari i të cilëve, Avdil Ramadani, është njëherit edhe nënkryetar në nivel të shtetit, njofton Shërbimi për Informim e Partisë Republikane.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=16392