DYLON

Republikanët i mbeten besnik Lutës

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Republikanët e Gjilanit  do t’i mbeten besnik Lutfi Hazirit të LDK-së edhe në garën e balotazhit dhe se do të ftohet elektorati i saj që  më 3 nëntor mbështeti listën për këshilltarë komunal të këtij subjekti por edhe Lutfi Hazirin për kryetar, ta bëjë këtë edhe më 1 dhjetor në garën e balotazhit kur Haziri i LDK-së do të ballafaqohet me Qemajl Mustafën e PDK-së.

Selver Xhelili, kryetar i Lëvizjes Republikane, që do të jetë pjesë e Kuvendit komunal, pasi republikanët në bazë të rezultateve preliminare kanë fituar një vend, ka theksuar për 2lonline, se përkrahja për Luten e LDK-së do të vazhdojë edhe në balotazh.

EkoHigjiena

Siç dihet Lëvizja Republikane në Gjilan, që kishte vendosur për të garuar vetëm në garën për këshilltarë komunal, ishte i vetmi subjekt politik që paraprakisht kishte arritur marrëveshje me LDK-në , për ta mbështetur kandidatin Lutfi Haziri,  në garën për kryetar komune ndërkohë që Xhelili thotë se republikanët edhe pas takimit të organeve drejtuese,  ku analizuan rezultate e 3 nëntorit, rikonfirmuan  po ashtu përkrahjen ndaj Hazirit edhe për garën e balotazhit.

Xhelili tha se republikanët do të aktivizohen qysh prej 15 nëntorit në mbështetje të Hazirit,  për të fituar edhe me bindshëm me 1 dhjetor dhe në këtë, sipas Xhelilit, republikanët janë të bindur, bile ai thotë se fitorja e Hazirit kundrejt Mustafës do të jetë edhe më e madhe, sepse edhe me 3 nëntor qytetari i Gjilani tregoi se është për ndryshim dhe për largimin e kësaj kaste të qeveritarëve nga pushteti.

Përndryshe, Xhelili ka thënë se edhe në kuvend do të rreshtohen në krah të LDK-së për të qeverisur komunën për 4 vitet e ardhshme me një planprogram të cilën e përqafuan votuesit e komunës, e që është i përbashkët, i republikaneve dhe i LDK-së,  ku pikë kryesore do të jetë mbrojtja e interesit të qytetarit, bizneseve, rinisë dhe e shumë sferave të tjera. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.