DYLON

Republikanët e Bujanocit ofrojnë përkrahje Gentiana Shabanit në punën e saj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot koordinatorja e Zyrës për Preshevë Bujanoc Medvexhë në Gjilan Gentiana Shabani së bashku me kryesuesin e komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitarë Kushtrim Kadriu,priten në një takim pune një delegacion të lartë të “Partise Republikane” nga Lugina e Preshevës të prirë nga Kryetari Avdil Ramadani, Sevdail Hyseni, Fatmir Sopi e Ramiz Rashiti, kurse i pranishëm ishte edhe veprimtari nga Malësia e Buajnoct Hajrush Ramadani.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e aktivitetet e zyrës dhe problemet e qytetarëve shqiptare te dëbuar nga Malësia e Bujanocit në Gjilan si dhe problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

EkoHigjiena

Fillimisht mysafirëve i dëshiroi mirëseardhje Koordinatorja Gentiana Shabani e cila në pika të shkurtra dha informacione lidhur me rolin dhe misionin e kësaj zyreje për qytetarët e zhvendosur nga Lugina e Preshevës në Gjilan.

Kurse Kushtrim Kadriu theksoi se koordinatorja e porsazgjedhur Gentiana Shabani brenda 11 ditëve të punës ka arritur të i zhvillon 12 aktivitete në shërbim të qytetarëve dhe kjo dëshmon për një seriozitet të madh në punë.

Avdil Ramadani kryetar i Partisë Republikane nga Lugina, elaboroi për problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët si komunitet në Serbi e posaçërisht banorët e zonave kufitare të cilëve pa të drejtë po u pasivizohen vendbanimet dhe po shlyhen nga regjistrat e gjendjes civile.

Ramadani kërkoi një bashkëpunim në mes republikanëve të luginës dhe zyrës PMB në mënyrë që problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit me Kosovën të alarmohen në instanca më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Lidhur me diskriminimin e shqiptareve të Malësisë nga pushteti lokal dhe qendror, i paraqiti me shifra dhe faktet Ramiz Rashiti kryetar i nëndegës së republikaneve nga Muhoci duke ngritur shqetësimin e shpërnguljes së mëtejme të atyre pak banorëve që jetojnë në Malësi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.