DYLON

Republikanët e Bujanocit i bashkohen idesë së “Vatrës” dhe ftojnë partitë tjera në Lugine të bashkohen

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot, në Gjilan, kryetari i Partisë Republikane në Bujanoc, Avdil Ramadani ka nënshkruar peticionin e nisur nga Lëvizja Qytetare Vatra, ku me këtë peticion kërkohet që faktori politik shqiptar në Kosovën Lindore të unifikohet dhe të krijojë një liste unike politike të përbëre nga të gjitha partitë politike shqiptare.

Ky peticion do ti dërgohet të gjitha partive politike shqiptare me qëllimin e vetëm, unifikimin e tyre dhe bashkimin e tyre në një listë të përbashkët zgjedhore.

EkoHigjiena

Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra deklaroi se Avdil Ramadani është kryetar i parë i një partie politike nga Kosova Lindore, që i bashkohet kësaj iniciative dhe është hap i madh për politikën Luginase , kur një lider politik fton për unitet.

Avdil Ramadani, deklaroi se Partia Republikane në Bujanoc, ka shfaqur interesim për unifikimin e subjekteve politike shqiptare, me një listë të përbashkët, në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe parlamentare në Serbi.

Grumbullimi i subjekteve politike shqiptare rreth një Liste të përbashkët do të faktorizonte shqiptarët politikisht dhe do të ruante forcën elektorale, të arritur në 2012.

Subjektet politike shqiptare, duhet të mësohen të jenë partner në zgjedhje e jo rival e kundërshtar, të ndarë në shumë lista, të cilat do të zbehnin procesin zgjedhor dhe të përçanin elektoratin shqiptar, duke mobilizuar subjektet serbe, të cilat fitojnë nga përçarja shqiptare.

Republikanët e Bujanocit besojnë në iniciativën e “Lëvizjes Vatra” si iniciativë e qëlluar në këtë kohë të ngërcit politik dhe kolapsit ekonomik. /2L ONLINE/