DYLON

Republika në duart e arrogancës, trishtim heshtja e komandantëve

Republika në duart e arrogancës, trishtim heshtja e komandantëve
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Avdyl Jerliu

Është tronditëse të shohësh se si Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucioni më i lartë dhe më i rëndësishëm i shtetit, është shndërruar në arenën e abuzimit me pushtetin.

EkoHigjiena

Aty ku dikur pritej të artikulohej zëri i popullit dhe të ndërtohej demokracia, sot shohim një përpjekje të vazhdueshme për ta bllokuar funksionimin e shtetit dhe për të shkatërruar çdo mekanizëm kontrolli e balancimi që e mban Republikën gjallë.

E gjithë kjo ndodh në një ironi të dhimbshme historike, përballë syve të komandantëve të luftës, njerëz që dikur u rreshtuan në front për ta sjellë këtë liri.

Sot dhe ditë më parë, shumë prej tyre ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit, por jo si zëra të lirisë, por si figura të heshtura, që përjetojnë në heshtje përdhunimin politik të asaj për të cilën, thuhet, se kanë luftuar.

Heshtja e tyre është po aq e dëmshme sa veprimet e atyre që po e degradojnë shtetin. Kur komandantët heshtin, ndërsa Republika përmbyset, atëherë s’mund të mos pyesim: A ishte kjo liria për të cilën u derdh gjaku? Apo ishte thjesht një luftë për karrige?

Sot, Kosova ka nevojë për zëra të fortë, të ndershëm dhe të guximshëm që e mbrojnë Republikën e jo për shurdhëri selektive dhe kompromise të turpshme për pushtet. Sepse heshtja e gardianëve të djeshëm është tradhti ndaj sakrificës së vërtetë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.