DYLON

Republika e Kosovës dhe Turqisë partnerë në luftimin e krimit të organizuar

Republika e Kosovës dhe Turqisë partnerë në luftimin e krimit të organizuar
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar. Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin ekzistues mes dy shteteve në asketin e sigurisë.

Ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Sakar, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Republika e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket shkëmbimit të përvojave mes policive të dy vendeve.

Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për shkëmbimin e informatave mes dy policive për luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj. Ndërsa ministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

EkoHigjiena

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar, vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ritheksoi se sikurse deri më tani, shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në avancimin e mekanizimeve të sigurisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.