DYLON

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Jordanisë partnerë bilateral në fushën e mbrojtjes

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Jordanisë partnerë bilateral në fushën e mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Pas procesit paraprak bashkëpunues përgatitor, sot u zyrtarizua partneriteti bilateral në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë në fushën e mbrojtjes.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në distancë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, nga shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjeneral major Yousef A. Alhnaity, në emër të palës jordaneze dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me autorizim dhe të ministrit Quni, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Si marrëveshja bilaterale e 15-të me radhë e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vendet tjera në fushën e mbrojtjes, ka për qëllim bashkëpunimin në fushat si: luftën kundër terrorizimit, operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, arsimimin dhe stërvitjet ushtarake, hulumtimin në industrinë e mbrojtjes si dhe shkëmbimin e përvojave në nivel ekspertësh.

EkoHigjiena

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të Memorandumit përkatës ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafë Ukimeraj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.