DYLON

Republika e arrestimeve!

Avatar photo Redaksia

Arta Dauti

Republika e Arrestimeve nga (pu)shteti i shfrenuar dhe antikombëtar…

EkoHigjiena

28 Nëntori festa kombëtare, 16 vjet pas pushtimit të Millosheviqit ua ktheu pamjet e dhunës popullit të Kosovës, mirëpo kësaj radhe nga pushteti i koalicionit PDK-LDK. Në manifestimin e paralajmëruar nga opozita për të kundërshtuar marrëveshjet të cilat sipas opozitës janë në dëm të vendit, policia me aksionin për arrestimin e Kurtit provokoi masën e cila ishte e pranishme në shesh.

Me 28 Nëntor Shteti i Kosovës i përgjaku qytetarët, të cilët me votat e tyre i dërguan ata për të qeverisur vendin .Me ardhjen në pushtet këta politikan harruan qëllimet e tyre dhe ia kthyen shpinën popullit duke mos marrë parasysh kërkesat e popullit të cilët në peticionin me 200.000 nënshkrime ata i than jo çështjes së Asociacionit dhe Demarkacionit. Në këtë manifestim policia e shtetit nuk pati parasysh se brenda asaj turme të gjerë popullore ishin të gjitha shtresat e shoqërisë ,duke filluar nga të burgosurit politik të cilët kanë bërë vite të rënda burgu nën sistemin e shovinizmit sllav për Republikën. Këta të burgosur , luftëtar , invalid, persona me gjymtyrë të kufizuar nga lufta e fundit për Republikën me 28 Nëntor u rrahën në mënyrën më të rënd nga vet Republika.

Sistemi i shfrenuar policor

Në kohën e sistemit të diktatorit ishte e palejueshme të kundërshtohej politika e shtetit,sepse çdo njëri që ngrinte zërin burgosja ishte gjëja e parë pastaj maltretimet, dhuna e vrasja e personave që kundërshtonin politikën e shtetin.

Kjo gjë ka bërë që shumë njerëz të heshtin duke duruar padrejtësitë që ju bënte regjimi diktatorial. Mirëpo tani në Republikën tonë te cilën e fituam me aq mund a duhet që të kemi frikën të shprehim qartë pakënaqësitë tona për të mos ju prishë qefin dhe rehatin elitës politike të vendit.

Kjo nuk do të quhej demokraci por çdo njëri me vetëdije të plot do ta quante pushtet autoritar, monarkist e çdo gjë tjetër përveç demokracisë.

Arrestimi i qytetarëve, përgjakja e tyre, përndjekja e tyre për mos ti lejuar të shprehin atë që mendojnë se kanë të drejt për tu ndaluar kërkesat për pakënaqësinë e tyre, nuk mund të arsyetohet në as një mënyrë .Pamjet shokues të cilat u bën lajme qendrore në mediat rajonale dhe evropiane pasqyronin Kosovën në një gjendje e cila shumë shpejt do të kaloj në vëllavrasje.

Çështja Kombëtare dhe patriotizmi.

Ne si shqiptarë gjithmonë kemi qenë të thirrur dhe mburremi se kemi bërë shumë për çështjen tonë kombëtare e cila ishte kauza jonë e paprekshme nga ata të cilët e donin atdheun e tyre të lirë.

Historia nuk na lejon te harrojmë se faqet e saja janë të mbushura me heronj e dëshmor që ranë për çështjen e atdheut. Shumë zëra dëgjojmë çdo ditë se ka kaluar koha e patriotizmit nacionalist të dikurshëm si në kohën e para pavarësisë. Por do të bëja një pyetje nëse aj patriotizmi nacionalist nuk do shërbente për çështje kombëtare si e fituam ne atëherë Republikën.

Nuk është patriotizmi asnjëherë i tepruar përkundrazi patriotizmi na mbajti neve gjallë si komb e si popull i cili na ruajti nga asimilimi i shumë pushtuesve të cilët sunduan me shekuj shqiptarët në përgjithësi. Sot kur Kosova është një shtet i cili formalisht qeveriset nga vendorët kurse litarin tonë e mbajnë ndërkombëtarët ne kemi nevojë më së shumti për patriotizëm të mirëfilltë kombëtar.

Nuk mund ta quaj askush patriotizëm ruajtjen e objekteve ,nuk mund të quhet patriotizëm përgjakja e qytetarëve , nuk është patriotizëm arrestimi i deputetit,nuk është patriotizëm mos përfillja e peticionit kundër Asociacionit.

Kosova ka nevojë për patriotizëm politik që do e qonte vendin përpara pa e shkelur kushtetutën e vendit.

Përjashtimi i Opozitës përmbushje e apetiteve të minoritetit serb

Për të mundësuar qetësinë brenda kuvendit kryetari Veseli vendosi që ti pamundësoj deputetëve të hyn brenda sallës së kuvendit të Republikës e cila gjë nuk është legjitime. Brenda Kuvendit kur po zhvilloheshin punimet plenare policia arrestonte deputetët e parlamentit nga radhët e opozitës ,gjë e cila të jepte pamjen e një sistemi diktatorial.

Deputetë e kanë vendin në ulëset e kuvendit të Republikës jo në ulëset e dërrasave të burgjeve. Gjatë seancës nuk kishte kundërshtime, as mospajtime e as ndonjë reagim, të gjithë ishin unanim pa kundërshtim të procedurave paraprake.

Përderisa arrestoheshin kolegët e tyre deputet jashtë sallës së kuvendit , brenda dëgjoheshin me vëmendje të plotë fjalimet e pakicës serbe me shumë vëmendje nga shqiptarët tonë patriot të cilët po na thonë se po e mbrojnë dhe po ja duan të mirën Republikës.

Shumë më burrështetas do të ishin po të dëgjonin vullnetin e popullit ku edhe pas 16 vite luftë u rrahën nga Republika të cilën e paguan me çdo gjë që kishin. Ndoshta do te dalim përsëri në rrugë për të kërkuar Kosova Republikë, për të kërkuar atë Republikën e kauzës kombëtare,

Republikën e heronjtë tanë që dhanë jetën për lirin e vendit, Republikën e studentëve te 81-shës, Republikën tonë ku do shprehim pakënaqësitë e tona pa u frikësuar nga pushteti ,Republikën tonë ku çdo kush ka të drejt të kërkoj te drejtën e tij për një jetë më të mirë, Republikën ku me të drejt do themi, Rroftë Kosova Republikë…