DYLON

Reprezentueset e reja, Elma dhe Tuana Bilalli përfaqësojnë Kosovën në Ligën Botërore të Karatesë në Venecia të Italisë

Reprezentueset e reja, Elma dhe Tuana Bilalli përfaqësojnë Kosovën në Ligën Botërore të Karatesë në Venecia të Italisë
Avatar photo Redaksia

Nga Isak N. Bilalli

Në mesin a katër karateistëve që përfaqësojnë shtetin e Kosovës në nivel botërore janë edhe Elma e Tuana Bilalli-vajzat e dy vëllezërve nga Gjilani të cilat në kategoritë respektive – Juniorë dhe Kadetë, për të dytën herë me radhë përfaqësojnë Kosovën në garën botërore të Karatesë.  

EkoHigjiena

Elma dhe Tuana tash e një dekadë janë anëtare të Karate Klubit “Agim Ramadani” në Gjilan të cilat me shumë meritë  mbajnë kurorën e më të spikaturave në nivel kombëtar garimi si dhe në kompeticionet tjera ndër-rajonale. Arritja deri në këtë përfaqësim është realizuar falë udhëheqjes dhe menaxhimit të suksesshëm të krye-trajnerit Shkëlzen Balaj i cili ne vazhdimësi ka punuar me përkushtim të larte në arritjen e nivelit përgatitor të duhur për këtë garë dhe jo vetëm.

Elma, këtë vit garon si Juniore, kategoria (-53 kg) pjesëmarrje e cila pasohet nga dy vitet e mëparshme në të cilat gare ka përfaqësuar Kosovën si kadete. Përkalimi në këtë grup kategori për Elmën është një sfide jo e lehtë sepse ajo tashmë sapo ka mbushur 16 vjet dhe do të ndeshet me konkurrentët në moshë më të madhe, ku edhe diferencat mujore në moshë luajnë rol të madh në arritjen e fitoreve në këto gara të forta. Muaj më parë, Elma dëshmoi cilësi dhe shkathtësi të larta të treguara në kampionatin mbarëkombëtarë dhe turneun memorial të mbajtur në Kosovë në të cilat gara bindshëm doli triumfatore absolute.

Tauna, po ashtu u kualifikua në mënyrë absolute në kategorinë kadetë -47 kg  përfaqësuese e Kosovës në këtë garë si një nga karateistet me premtuese në ekipin kombëtarë të Kosovës. Për Tuanën, kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë kompeticion ndaj dhe ndjehet plot kurajo për të synuar medalje nga kjo mega garë. Të dyja, t’i quajmë motra, shquhen për përkushtimin e madh në stërvitje të vazhdueshme dhe guximin që e kanë për te arritur majat në këtë sport.

Trajneri Balaj, shprehet entuziast dhe optimist për punën përgatitore të realizuar nga Elma dhe Tuana të cilat synojnë t’i sjellim Kosovës medalje në një të ardhme të afërt mbase edhe nga ky kompeticion i Venecias. Balaj gjithashtu shpreh konsideratat më të larta për këto dy sportiste në veçanti pjesëmarrjen e tyre në këtë garë të këtij niveli, sepse vetë pjesëmarrja e tyre përbën një përvojë të jashtëzakonshme zhvillimi dhe sfidë të rëndësishme për këto dy sportiste. Për më shumë me këtë përfaqësim ngritët në një piedestal më lartë njohjeje ndërkombëtare edhe klubi i Karatesë “Agim Ramadani” nga i cili klub këtë vit janë 4 garues që marrin pjesë në këtë garë ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Elmës dhe Tuanës  në Ligën Botërore konsiderohet një mundësi e madhe për të dëshmuar cilësinë dhe talentin e karateistëve të rinj nga Gjilani dhe Kosova në arenën ndërkombëtare, tregues i qartë që tashmë edhe ne këtë disiplinë sportive Kosova po përfaqësohet denjësisht.