DYLON

Reparti i Dializës: Që nga fillimi i Pandemisë, u trajtuan 348 pacientë me Covid, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës

Reparti i Dializës: Që nga fillimi i Pandemisë, u trajtuan 348 pacientë me Covid, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës
Avatar photo Redaksia

Reparti i Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nuk i ndërpreu asnjëherë shërbimet e saj, ndonëse kishte një numër të konsiderueshëm të të prekurve me COVID nga stafi shëndetësor e teknik, njofton  Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Që nga fillimi i Pandemisë COVID-19, u trajtuan 348 pacientë pozitivë me COVID, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës.

EkoHigjiena

Pacientë kronikë- COVID pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut- COVID pozitivë të hemodializuar qenë 215 .

Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me COVID edhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti COVID. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.