Reparti i Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nuk i ndërpreu asnjëherë shërbimet e saj, ndonëse kishte një numër të konsiderueshëm të të prekurve me COVID nga stafi shëndetësor e teknik, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Që nga fillimi i Pandemisë COVID-19, u trajtuan 348 pacientë pozitivë me COVID, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës.
Pacientë kronikë- COVID pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut- COVID pozitivë të hemodializuar qenë 215 .
Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me COVID edhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti COVID. /2LONLINE.com/