DYLON

Renovohet kompleksi i banesave sociale në Gjilan

Renovohet kompleksi i banesave sociale në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ka nisur renovimi i tërësishëm kompleksit të banesave sociale në Gjilan.

Aty po bëhet izolimi i plotë i kulmit, fasada e jashtme e gjithë objektit, ku dhe janë ndërruar edhe dritaret.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen aty.

Ai tha se me përkrahjen e Fondit Kosovar të Efiçiencës së Energjisë, ka filluar renovimi i plotë i kompleksit të banesave sociale në qytet.

“Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe do të ndihmojë në kursimin e energjisë për çdo familje”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.