DYLON

Renditja e FIFA-s, Gjermania merr kreun

Avatar photo Redaksia

Pas më shumë se 4 viteve mbretërim, Spanja zbret nga froni i vendit të parë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, duke ia dorëzuar Gjermanisë.

Pas më shumë se 4 viteve mbretërim, Spanja zbret nga froni i vendit të parë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, duke ia dorëzuar Gjermanisë që fiton kështu një pozicion. Me 1724 pikë, kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low lë pas Argjentinën që e ndjek me 1606 dhe Holandën me 1496. Një renditje logjike e bazuar tërësisht në rezultatet e arritura nga këto tre skuadra në Kupën e Botës. Surprizën e bën Kolumbia që ngjitet në vendin e katërt duke fituar plot 4 pozicione, ndërsa Belgjika është skuadra që ka fituar më shumë pozicione në dhjetëshen e parë pasi mban vendin e 5-të me 6 shkallë të ngjitura.

EkoHigjiena

Rrëzimi i Spanjës pasqyrohet edhe në renditje pasi djemtë e Del Bosques rrëshqasin në pozicionin e tetë, ndërsa Brazili renditet përpara tyre. Bie në sy edhe renditja e Italisë në vendin e 14-të ku e paraprijnë edhe skuadra si Greqia apo Kili e Portugalia. Ndërkohë, Shqipëria rrëshqet një pozicion. Kombëtarja kuqezi që disa javë më parë regjistroi dy humbje dhe një fitore në miqësoret me Rumaninë, Hungarinë dhe San Marinon, zbret në vendin e 67-të, me 444 pikë në total nga 494 që numëronte rreth një muaj më parë. Dy disfata që mesa duket rëndojnë në prestigjin e kombëtares së De Biasit por që gjithsesi kanë thjesht vlerë statistikore në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret. Përsa u përket kundërshtarëve të grupit eliminator, Armenia mban vendin e 41-të, ndërsa Serbia të 31-in.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.