Rendi i Ri Botëror me shqiptarët në krye të oxhakut
Arianit Sllamniku
Qendra e gravitetit – qyteti I bardhë
Prej kohës kur ndarja e dominimit ndërmjet Shteteve të bashkuara, Anglisë dhe Rusisë në Ballkanin e shkatërruar të pasluftës së dytë botërore në konferencën e Jaltës e cila u mbajt pas asaj të Moskës, Beogradin si kryeqendër të Jugosllavisë e shndërroi në një qendër graviteti për shumë çështje të cilat preokuponin Ballkanin por edhe krijimin edhe të një grupi nga shtetet të cilat nuk ishin të inkuadruara në asnjërin bllok, as në NATO si aleancë perëndimore dhe as në Paktin e Varshavës e cila kishte brenda vetes ekskluzivisht shtetet komuniste të lindjes.
Jugosllavia e Titos e formuar nga tri mbretëritë, ajo Serbo-Kroato-Sllovene me selinë qendrore në Beograd kishte shkëlqimin dhe luksin e një qeverisje moniste por të një shteti social për të cilin edhe sot e asaj dite modeli i saj lakmohet sepse derisa Titoja me “Galebin” e tij qante valët e detrave të ankoruar nga deti Adriatik, të gjitha marrëveshjet e arritura me qeveritë e vizituara, nga lindja deri në perëndim kalonin pareshtur nëpër duart e qeverisë moniste të Jugosllavëve gjë që e bënte me apo pa dashje Beogradin qendër të gravitetit për çështje ekonomike, politike, diplomatike, ushtarake, sociale dhe për shumë çështje tjera e me shtetet të cilat ishin në marrëdhënie me Titon e sidomos për shtetet e Ballkanit që në fakt për nga niveli ekonomiko-social ishin të nënshtruara duke vështruar shtetin e 5 republikave dhe dy krahinave “autonome” gjatë vizitave të qytetarëve të tyre “me pasosh të kuq”.
Krejt kjo zgjati derisa erdhën në shprehje tendenca ekspansioniste serbe ndaj republikave dhe krahinave pas vdekjes së Titos i cili si duket mori me vete lavdinë e një shteti dhe të një standardi jetësorë i cili si duket vështirë të përsëritet por që mbetet një tregim dhe përjetim i mirë i gjeneratës së kaluar.
Tranzicioni – ndikimi dhe avancimi politik, ekonomik dhe ushtarak
Derisa pjesa e ekspansionit serb përmes sistemit federativ nuk po funksiononte më, sistemi I atëhershëm filloi edhe agresionin ushtarako – policor gjithandej prej Sllovenisë e deri në Kosovë. Krejt kjo mbaroi me qindra mijëra viktima në tërë territorin e ish-Jugosllavisë me çka përfundoi në vitin 1999 në Kosovë.
Tanimë me Samitin e Kroacisë të vitit 2000 e sidomos atij të Selanikut të organizuar nga BE-ja, jepet drita e gjelbër të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor për integrimin e tyre në BE por me plotësimin e standardeve paraprake.
Qendra e re e gravitetit – Tirana
Ndryshimi I qendrës së gravitetit dhe transferimi I saj në nga një qendër në tjetrën duke pasur parasysh edhe aspektin fizik, nuk do të ishte e mundur pa e nënshtruar paraprakisht selinë e vjetër që në rastin tonë është Serbia gjegjësisht Beogradi për shumë shtete dhe diplomaci I mbajtur në mend si selia e një shteti monist, social dhe të pa inkuadruar në asnjërin krah të atëhershëm ushtarak.
Tanimë tri ngjarjet eminente të cilat ndodhën periodikisht, rënia e murit të Berlinit, Intervenimi I NATO-s dhe vendosja e ushtrisë perëndimore në Ballkan gjegjësisht në trojet me shumicë shqiptare dhe së fundmi hapja e perspektivës evropiane në Samitin e Selanikut të pjesës së mbetur jashtë saj, bënë që gjithçka të dukej ideale.
Gjithçka mori formë kur struktura ushtarake e Shqipërisë u pranua në bllokun Veri-Atlantik të NATO-s, u shpall shtet kandidat për në BE dhe përfundimisht nevoja për rrjedhë alternative të gazit dhe naftës për në Evropë e cila deri tani furrnizohej vetëm nga Rusia përmes Ukrainës, vendimi që rrjedha alternative të puq bregdetin shqiptar para se të kalojë Adriatikun me pagëzimin e emrit të rrjedhës TAP (Trans Atlantic Pipeline) e cila përshkruan Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë, Greqinë dhe përmes Shqipërisë kalon në Itali për të furnizuar pastaj tërë BE-në, ishte qershia mbi tortë për kthesën e madhe e cila pritej të ndodhë – Qendra e gravitetit të zhvendoset nga Beogradi në Tiranë.
Ishin të kota tendencat e qeverisë serbe që me marrëveshjen e 25 janarit të vitit 2008 me Rusinë që të fus në lojë përmes shitjes së 51% të aseteve të kompanisë shtetërore serbe të naftës dhe gazit, Gazpromit rus me qëllim të ndërtimit të rrjedhës jugore nëpër territorin bullgar, serb e tutje dhe I cili qysh në fillim u pa si projekt pa perspektivë.
Tanimë shqiptarët me një numër rreth 5 milion dhe me një moshë mesatare të popullsisë prej 22.8 vjetësh për dallim nga fqinji I saj dhe agresori I saj I dikurshëm me popullsi prej 6 milion e kusur dhe me moshë mesatare të popullsisë prej 41.9 vjetësh, e dëshmon përuljen e kreyqeveritarit serb I cili para se të nisej për në takimin zyrtar në Tiranë pohoi në mediat serbe se “Shqiptarët janë në ekspansion”.
Por mos harroni se nuk është e lehtë për ata të cilët kanë pasur diplomaci të ndërtuar, arsim dhe shëndetësi më të përparuarën në rajon, që pas disa dekadave nga një popull të cilët ishin në një shkallë prej 83% analfabetë tani të udhëhiqnin politikat rajonale dhe të kenë mundësinë që përmes territorit të tyre të furnizohet e tërë Evropa me lëndën që do të jetë e varur sa të ekzistojë bota.
Koha duket se po punon për shqiptarët por tani do të varet se sa neve po angazhohemi për vetveten tonë pranë trekëndëshin të përbashkët. /2L ONLINE/
