DYLON

Rëndësia e certifikimit të ashensorëve elektrik për pasagjer

Rëndësia e certifikimit të ashensorëve elektrik për pasagjer
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Bejtulla Krasniqi – /MSc.i Makinerisë/

1.Siguria e përdoruesve

EkoHigjiena

-Certifikimi garanton që ashensori është testuar dhe përmbush standardet e sigurisë teknike.

-Parandalon aksidentet dhe dëmtimet që mund të ndodhin nga defektet teknike ose përdorimi i pajisjeve(materialet) jo të sigurta.

2.Përputhshmëria ligjore

-Certifikimi është kërkesë ligjore sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

-Mungesa e Certifikimit mundë sjellë sanksione ligjore dhe administrative për pronarët dhe përdoruesit e objektit.

3.Besueshmëria teknike dhe funksionale

-Ashensorët e Certifikuar kalojnë kontrolle të rregullta dhe funksionale, duke siguruar lëvizje të sigurt dhe pa defekte.

-Rritë jetëgjatësinë e pajisjeve dhe ul shpenzimet për riparime të shpeshta.

4. Siguria në punë për personelin e mirëmbajtjes

-Certifikimi kërkon që mirëmbajtja të kryhet nga persona të autorizuar me trajnim adekuat, të kualifikuar me njohuri dhe përvojë praktike.

-Zvogëlon rrezikun e aksidenteve gjatë inspektimit ose riparimit.

5.Besimi i përdoruesve dhe imazhi i institucionit

-Përdoruesit ndihen të sigurt kur e dinë se ashensori është Certifikuar.

-Rritë reputacionin e institucionit apo kompanisë që menaxhon ndërtesën.

6. Planifikimi dhe kontrolli i rrezikut

-Certifikimi bazohet në inspektim periodik dhe planifikim sipas riskut.

-Identifikimi i defekteve të mundshme përpara se të kthen në rrezik real.

 Certifikimi i ashensorëve elektrik për pasagjer është një element thelbësor për sigurinë, përputhshmërinë ligjore, mirëmbajtjes efektive dhe besimit të publikut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.