DYLON

Remi: Raporti i Williamson, përmbyllje e fushatës ndaj luftës së UÇK-së

Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se deklarata e Williamsonit, i cili ka theksuar se ka pasur disa elemente të UÇK-së të cilët kanë eliminuar kundërshtarët politik gjatë dhe pasluftës në Kosovë, është një lajm i mirë për Kosovën që po përmbyllet kjo fazë e ndjekjes dhe hetimeve ndaj kësaj ushtrie.

Sipas tij, është mirë që edhe njëherë u vërtetua se pjesëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë trafikim të organeve njerëzore, duke shtuar se tash kanë mbet që edhe “thashethemet për luftën tonë të pastër të përmbyllen”.

EkoHigjiena

“Akuza të cilat kohë të gjatë janë folur e përfolur, pres që të përmbyllen njëherë e përgjithmonë. Deri më tani nuk ka shenja të cilat e vërtetojnë së pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime, duke u përmbyllur kështu një proces i thashethemeve dhe i luftës speciale. Edhe nëse ka pas diçka të tillë duhet të përmbyllen këto raste. Nuk kemi pse të shqetësohemi se çfarë verdikti do të jetë për pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Kemi zhvilluar luftë të drejtë, duke qenë kështu në krye të detyrës për ta fituar lirinë”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.