Remi: PDK-LDK bashkë munden!
Rrustem Mustafa-Remi nuk e ka ndërmend te heq dorë nga ideja e formimit të koalicionit të madh. Ai edhe sot ka ripërsërit domosdoshmërinë për një koalicion në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mustafa ka thënë se ky koalicion do ti ofroj vendit mundësi për zhvillim, rend dhe edukim të qytetarëve.
Ky është postimi i plotë i Remit në Facebook:
Sistemi zgjedhor i vendit në zgjedhjet e fundit ka prodhuar fitues PDK.
PDK nga ditët e para ka qenë e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për të krijuar institucionet shpejt dhe pa lënduar procedurat demokratike.
Koalicionet jashtë fituesit qe prodhoi sistemi demokratik do te humbnin arsyen qytetare pse të dalin në zgjedhje në të ardhmen, për këtë arsye ne ne mënyrën më te urtë po synojmë qe të mos lëndohet besimi dhe as demokracia në vendin tonë.
Besoj shumë se brenda kornizës ligjore do të ndërtojmë institucionet, duke fituar rregulli dhe ligjshmëria kushtetuese.
Kjo mundet me ndodh me reflektimin e të gjithëve duke llogaritur në renditjen e fituesve qe KQZ ka shpallur pas zgjedhjeve, e këtë mundësi do te ofronte koalicioni i madhe për vendin që do të ofronte mundësi për zhvillim, rend dhe edukim të qytetarëve tonë.
PDK-LDK bashkë munden!
