Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, thotë se Gjykata Speciale nuk e dëmton vendin tonë.Ai thotë se Kosova duhet me dinjitet t’i kalojë sfidat dhe nga akuzat të dalë faqebardhë.
“Lirinë po e gëzojmë të gjithë, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentoj ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Europës)”, shkruan Mustafa në Facebook.
Ish Komandanti i UÇK-së thotë se politika ndërkombëtare e ka dëshmuar dhe me herët përkrahjen e popullit tonë.
“Gjykata Special do të vërteton këtë. Dyshimet dhe thashethemet duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e lirisë do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Mustafa.
http://infosot.com/remi-gjykata-speciale-nuk-e-demton-kosoven/