Nga Arsimi Halili
/2L ONLINE/ – Sapo filllon leximin përmbledhjes poetike “Baladë e humbur “, lind pyetja cila është qasja e saj, se çfarë e shtyen poeten që edhe mbi tragjiken si një element të ndërtohet balada ta relativizoj të bukurën karshi dhembjes. Mbi konceptin përjetimit , pa dyshim lexuesi me intutiten e vet do të sprovoj veten të gjej atë çfarë është humbur dhe çfarë duhet të gjejmë tek lirika e poetes Selvete Abdullahu.
Shoh se në modelimin intertekstual tek poezia e saj e karakterizon një bashkësi paradigmatike që në qender ka njeriun me ritmin e tij të jetës me elemente kontrastive , me barrierat, me shkaqet, dashuritë ku e ku të realizuar e pse jo edhe të humbura në këtë rreth binar Selvetja do te na ofroj jo diçka që nuk është dëgjuar apo që është tabu për lexuesin e kam fjalën për rrafshin motivues , ajo herë shpërfaq dozë dhembje përmes koloritit gri , herë shpërfaq dinamizëm në ritimin e jetës e cila riciklon në syzheun koplimentar ( biotërsor), duke mos e lënë si shpërfaqje dhembjen, apo ndonjherë edhe ego të tepruar, natyrisht ajo nuk do të lërë asnjërin e as tjetrin domen.
Nëse do të varionte në këto koordinata në kuptimin praktik domosdo do të manifestonte tërheqjen taktike e artistike opozicionale.Duke lexuar poezitë nga njëra tek tjetra përjeston fatin e njeriut me imazhe jo të dobësisë për t’iu nënshtruar të keqes , por poezia saj thënë figurativisht është një mjet në funksion të dimensionit jo pçr ta humbur, por për ta rigjetur gjithë atë dashuri të trazuar jo vetëm në kuptin erotik, natyrshëm edhe në segmente të tjera . Thjeshtësia e vargut tek sa e lexojmë atë nuk predisponin mungesën apo varfërinë në qasje diskurzive .
Poezia e Selvetetes pavarsisht llojin e lirikes , ajo hidhet sa te njëri skaj po aq tek tjetri qoftë në kohë , qoftë në ide dhe ky gërshetim si të tilla edhe për nga figuracioni stilistik nuk është se kemi ndonjë invencion letrar të dizajnuar si një modul që na ofron paradigma totalisht të padëgjuara , por nësee shijojmë vargun në konceptin artistik na lejon që ta gjykojmë metafiksionin se poezia e saj megjithëatë flet për një të vërtet të shprehur artistikisht siç janë kodet : kodi social, kodi psikologjik, kodi emotiv , deri diku edhe kodi etik gjithë këto kode që varijojnë nga njëri tek tjetri na ofron një emrues Konstruktiv të njeriut i cilinç pikpamje emotive ku e ku të vlerës së tij pse jo edhe të jo vlerës ndaj poetja ngreh këtë shqetësim përmes vargut pçr ta parë njeriun si individ edhe kolektivitetin si kod social në binar të tjerë , jo se poezia e saj ka një qëllim didaktik, por ajo kërkon thyrjen e steriotipeve aty ku është e mundur .
Pa u zgjatur më tepër, mendoj se poetja ka një përafëri si një krijues që mund të na sjell në të ardhmen edhe më shumë se sa kemi sot në duar si lexues, por duhet rrahur edhe shumë shtigje artistike në kërkim të ndërtitimit të identitetit krijues letrar . Thënë më qartë e mira e saj është marrja e guximit për të komunikuar me lexuesin përmes fjalës poetike .
Poetes Selvete Abdullahu i uroj edhe shumë risi letrar parasegjitash do të thoja vlera të vërteta letrare. /2L ONLINE/